( Video) Llixhat e Elbasanit tërheqin qindra pushues në Tregan! Fillon sezoni pranveror

0
66

Ujërat termale të Treganit njihen për vetitë e tyre kurative sidomos a i takon sëmundjeve reumatizmale dhe atyre të lëkurës. Gjatë një viti numri i pushuesve në llixha arrin deri në 40 mijë çka e bën këtë fshat më të vizituarun në bashkinë e Elbasanit.

Nderkohe ka filluar sezoni i turizmit kurativ në Tregan të Elbasanit, fshati i njohur për ujrat termal.Qe në ditët e para të çeljes së sezonit të parë në këtë fshat kanë mbërritur qindra vizitorë të cilët frekuentojnë llixhat.

Pushuesit besnik vijojnë të mbeten shtetasit kosovarë,shumë prej të cilëve shprehen se janë rikthyer për të disatën herë.

Ata thonë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe sidomos çmimet e favorshme që gjejnë.

Për pronarët e bizneseve pritshmërit këtë fillim sezon ishin më të larta edhe pse shpresojnë se numri i frekuentuesve do të rritet në ditët në vijim./elbasani flash