Shpenzoi 170 mijë dollarë për operacione plastike, ylli i popit nuk mund të këndojë më

0
171

Oil London, një këngëtar popi britanik ka mbetur i “shkatërruar”, pasi bëri një mbushje të buzëve, por që në fakt nuk rezultoi siç duhej.

Oil iu nënshtrua 100 procedurave të ndryshme kozmetike dhe ka bërë 15 operacione, në mënyrë që të dukej më shumë si idhujt e tij Sidoqoftë, më shumë se 170 mijë dollarë të shpenzuara për të ndryshuar pamjen e tij, e kanë lënë atë të paaftë për të kënduar siç duhet.

Oil, i cili pranon se është “i varur nga buzët e mëdha”, por tashmë i është thënë se ai duhet ta heqë mbushësin që ka vendosur në buzë.

“Unë kam bërë mbushje të buzëve për vite me radhë, por me ndërhyrjen e fundit, buzët e mia janë fryrë aq shumë sa nuk mund të këndoj apo të flas. Kur shkoj në studio për të regjistruar, është kaq e vështirë sepse nuk mund të këndoj si më parë. Imagjinoni të humbësh zërin me të cilin ke ndërtuar të gjithë karrierën. Është shkatërruese”, tha ai.