Vajzat e Maradonës kundër mjekëve: Ata janë përgjegjës për vdekjen e tij

0
163

Tre muaj pas vdekjes së Maradonës, rrethi i hetimeve ngushtohet rreth shtatë personave, të regjistruar në regjistrin e të dyshuarve nga gjykata e San Isidro për vrasje pa dashje. Nën stuhi mbeten mbi të gjitha neurokirurgu.

dhe psikiatrja Agustina Cosachov. Pozicioni i tyre u ndërlikua pas zbulimit të dokumenteve dhe nënshkrimeve të falsifikuara, por edhe një ortek përgjimesh me përmbajtje dhe tone shpesh të turpshme dhe kompromentuese.

Gjithë kësaj, në orët e fundit iu shtuan dëshmitë e dhëna hetuesve nga Dalma dhe Gianinna Maradona, të thirra përsëri për t’iu përgjigjur asaj që ndodhi në muajin e fundit të jetës së babait të tyre. Vajzat e “Diez” përsëritën ato që u raportuan më parë, duke këmbëngulur në rolin vendimtar dhe përgjegjësitë të dy specialistëve të sipërpërmendur. Ato e përsëritën edhe një herë se “ishin në të gjitha aspektet mjekët, përgjegjës për Maradonën”.

Dalma dhe Gianinna sulmuan dy mjekët në të gjitha drejtimet, duke ngritur dyshime të forta mbi llojin e terapisë së zgjedhur për babanë dhe trajtimin e rezervuar për të. “Vizitat ishin sporadike, ushqimi absolutisht i lënë pas dore dhe monitorimi nuk ekzistonte. Ne nuk morëm informacion mbi llojin e ilaçeve që babai po merrte, as për ndonjë ndryshim në terapi”, – u ankua Dalma. “Mungesa totale e komunikimit është e dukshme, gjithashtu nga bisedat midis nesh në familje dhe vetë Luque apo Cosachov, te të cilët vazhdimisht kërkonim shpjegime, por pa marrë rezultate”.

Vajzat e “Diez” përsëri nënvizuan kushtet e pasigurta fizike në të cilat babai i tyre vuajti në ditët para vdekjes. Për më tepër, Dalma dhe Gianinna kritikuan gjithashtu shtrimin në spital të babait të tyre, një vilë dykatëshe në lagjen private prestigjioze të Tigres, e cila, siç u konstatua që në fillim, ishte e papërshtatshme dhe mbi të gjitha pa pajisje minimale mjekësore.

“Unë kisha propozuar një zgjidhje me rehati më të madhe dhe të pajisur më mirë, për më tepër me një çmim më të ulët të qirasë. Ata (Luque dhe Cposachov) zgjodhën strehimin në San Andrés. Unë do të doja shumë të kuptoja pse e bënë këtë”, – u zbuloi vajza e madhe e “Diez” hetuesve.

Drejtësia e San Isidro ka analizuar mbi .,000 skedarë audio dhe një sasi të ngjashme të mesazheve me tekst dhe biseda, që përfshijnë specialistë (me Luque dhe Cosachov në ballë). Pra, të ashtuquajturin “rreth intim” të Maradonës, duke përfunduar me regjistrimin e shtatë personave në regjistrin e të dyshuarve për momentin.

Të premten e kaluar filloi “skanimi” i celularëve personalë të Maradonës, ndërsa më 8 mars, puna e komisionit special, të caktuar nga hestuesit, do të fillojë të konstatojë çdo neglizhencë dhe papërvojë në trajtimin mjekësor të rezervuar për “Diez”. Pas kësaj, hetuesit do të vendosin për çdo akuzë. Ndërkohë, për Luque dhe Cosachov bëhet gjithnjë e më keq situata.

fax web