Shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, 12 të plagosur

0
68

Dhjetë zjarrfikës dhe dy policë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Gjermanisë Ratingen. Sipas informacioneve, shpërthimi mund të jetë i qëllimshëm dhe të jetë shkaktuar nga një lëndë plasëse.

 

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për një problem në një apartament dhe kur mbërritën u dëgjua një shpërthim në derën e tij. Në apartament jetonte një grua së bashku me djalin e saj, ndërsa besohet se ky i fundit mund të ketë ndezur ndonjë pajisje që ka shkaktuar shpërthimin.

 

/abcnews.al