Tepelenë, plagoset 16-vjecari/ Policia: U qëllua nga shoku aksidentalisht me armën të atit, efektiv policie

0
54

Një 16-vjecar është plagosur mesditën e sotme në Tepelenë. Mësohet se adoleshenti me inicialet,  O.V është qëlluar me armë nga shoku i tij, E.Gj në banesën e këtij të fundit. Referuar burimeve të policisë 16 vjecari është qëlluar me armën e shërbimit babait të shokut të tij, efektiv policie.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë

Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.