Shpërthimi i bombolës së gazit në Fier, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës

0
43

FIER- Tre të lënduarit e Fierit si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ata kanë marrë plagë të shumta në trup, dhe në këto rrethana, ekipi mjekësor i Fierit ka urdhëruar që të plagosurit të transportohen drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Fqinjët duke folur për mediat thanë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa tre pjesëtarët e familjes i kanë gjetur të mbuluar nga gjaku./abcnews.al