Shtrëngata shiu, reshje bore dhe temperatura nën zero, çfarë na sjell moti javën e ardhshme

0
62

Vendi ynë u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.

Por si do të jetë java që presim përpara? Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri. Thënë kjo duke marrë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.