Pasditen e djeshme Luçiano Boçi kandidati i rithemelimit ne PD denoncoi nje rast përdorimi te bashkise te administrates per shperndarjen e propagandes, duke bere keshtu detyren e opozitës. Me apo pa qëllim z.Boçi ka linçuar denoncuesin, emrin e te cilit e ka nxjerre ne foton screen te publikuar prej tij.
Të gjitha keto fakte janë bërë objektvi transparencës nga Egnatia news e cila veç denoncimit te Boçit ka përcjelle edhe papjtueshmerine morale dhe ligjore te perdorimit te administrates nga ana e lidershipit te bashkise per propagande.
Pak minuta pas publikimit te Egnatia news ne rrjetet sociale kane ardhur komente linçuese dhe shantazhuese nga nje prej drejtueseve te rithemelimit ne Elbasan.
Znj.Doris Madhi duke harruar pergjegjesitë e saj mundohet qe te mashtrojë opinionin publik duke postuar nje foto te ndryshuar nga z.Boçi ku nuk shfaqej me emri i denoncuesit.
znj.Madhi harron se media punon me fakte dhe nuk mund ti mashtrojne njëlloj sic bejne me qytetarët.
Edhe pse media faktoi me prova “gafën” që beri kandidati i rithemelimit per kryetar bashkie duke shitur keshtu tek pushteti denoncuesin, znj.Madhi ne vend qe te pranonte gabimin dhe te kërkonte falje per shitjen dhe ekspozimin e punonjesit te bashkise qe beri denoncimin u mundua qe retoriken politike ta kanalizonte ne sulm ndaj medias./egnatia news