“Skifter” i portofolave, arrestohet 16 vjeçari në Fier

0
101

Një 16 vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka kryer disa vjedhje, kryesisht bëhet fjalë për portofola.

“Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 16 vjeç, banues në Drizë”, thotë policia.

Sipas policisë ai dyshohet se është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

  • Në lagjen “Apollonia” ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë.
  • Në lagjen “Kastriot” ka vjedhur portofolin e shtetases R. L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri.
  • Në lagjen “1 Maji” ka vjedhur shumën prej 30.000 lekësh në farmacinë e shtetases J. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme. be.k/abcnews.al