Sonte mësohet skuadra e parë finaliste e Champions League, PSG kërkon përmbysje, Dortmund pret fitore tjetër

0
8

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales mes Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë përballje, gjermanët hyjnë me avantazhin prej 1:0 nga sfida e parë që u zhvillua një javë më parë. Golin e fitores e shënoi Nicolas Fullkrug në minutën e 36-të.

Francezët rrezikuan një herë portën seriozisht, duke goditur shtyllën por më pas nuk pati tentativa të mjaftueshme për të barazuar rezultatin.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique tha se finalja është qëllimi i vetëm i tyre.

“Qëllimi është finalja, dhe për ta arritur atë, ne duhet të jemi më të mirë se Dortmundi i madh. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne duhet të punojmë për të”, tha trajneri Enrique.

Nga ana tjetër, homologu i tij, Edin Terzic është shprehur se pavarësisht avantazhit në ndeshjen e parë, ata duhet të fitojnë sërish.

“Të shkojmë në Ëembley duhet të fitojmë. Ne kemi nevojë për një barazim, por ne duam të fitojmë. Ne kemi një avantazh të vogël dhe një mundësi të madhe. Do të duhet të bëjmë më të mirën, të kemi një plan dhe një ide të mirë. Unë pres një PSG më të mirë se në ndeshjen e parë, por ne duam finalen”, tha trajneri Terzic.

Përballja mes Paris Saint-Germanit e Borussia Dortmundit do të zhvillohet sonte në orën 21:00.

 

Top Channel