Stuhia “Elpida” në Greqi/ 2000 euro për çdo makinë të bllokuar nga dëbora në autostradën “Attiki Odos”

0
110

Dëmshpërblim 2 mijë euro për çdo makinë të bllokuar në  autostradën “Attiki Odos”, për shkak të stuhisë së borës do japë kompania koncesionare greke për shoferët e makinave.

Ky vendim vjen pas një marrëveshjeje të qeverisë me kompaninë koncesionare që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës

Mësohet se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kontaktuar me kompaninë koncesionare të “Attiki Odos” dhe ka kërkuar që të paguajë dëmshpërblim 2000 euro për çdo makinë të bllokuar.

Reshjet e dendura të dëborës në Greqi kanë shkaktuar një sërë problemesh në shtetin helen, me rrugë të bllokuara nga bora, ngrica dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Shumë udhëtarë kanë mbetur në mes të rrugës, pasi ato  janë bërë të pa kalueshme nga bora e madhe.

Mbrëmë, në “betejën” për lirimin e qytetarëve nga autostrada e Attikës, doli ushtria, e cila ndihmoi në hapjen e autostradës, pas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakou

Ushtria, ekipet zjarrfikësve, policia, si dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe Buzëqeshjes së Fëmijëve kanë  nisur që nga orët e vona të pasdites së djeshme operacionin, për lirimin e qindra drejtuesve të mjeteve të cilët mbetën të bllokuar  për orë të tëra në automjetet e tyre në Attiki Odos.

Operacioni zgjati gjithë natën me ushtarët që shpërndanë ushqime, ujë dhe batanije shoferëve të bllokuar.