Sulmi kibernetik nga Irani, reagon ambasada britanike: Mbështesim interesat e qytetarëve shqiptarë

0
56

Ambasada e Britanisë në vendin tonë dënon sulmin kibernetik të Iranit në sistemin online të qeverisë shqiptarë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se qëndron krah aleatëve të NATO-s, ndërsa thekson se Mbretëria e Bashkuar mbështet interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Dënojmë sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.

Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë.”

Më herët gjatë ditës reagoi edhe ShBA. Në një deklaratë të zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, thuhet se “ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm dhe se ajo është përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve”.