Sulmohen me thikë dy profesorë në universitetin norvegjez, arrestohet studenti

0
120

Dy profesorë u goditën me thikë në Universitetin e Oslos sot dhe njëri është në gjendje kritike, tha policia norvegjeze, ndërsa arrestoi një student që besohet të jetë i dyshuari kryesor.

Ngjarja ka ndodhur pasdite në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve për Mjedisin e Punës, e cila është pjesë e Universitetit të Oslos. Christian Bjorberg, kreu i forcës policore që nxitoi në zonë, tha në një konferencë për shtyp se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar dhe se viktimat e sulmit ishin dërguar në një spital në rrethin Uleval. “Marrëdhënia (mes tyre) thuhet se është e profesorëve dhe studentëve”, tha ai. Janë sekuestruar dy thika të gjetura në vendngjarje.

Sipas informacioneve të transmetuara nga gazeta Dagbladet, i arrestuari është rreth 20 vjeç. Një profesor 60-vjeçar ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike dhe kolegu i tij rreth të 30-ave është plagosur lehtë, thuhet në publikimin përkatës.