TAKSITË KËRKOJNË KUSHTE/ Shqetësim, karburanti i shtrenjtë, konkurrenca e pandershme

0
16

Drejtuesit e taksive kanë ngritur shqetësimin për çmimin e lartë të karburantit dhe konkurrencën e pandershme qoftë me punën në të zezë dhe kompanitë që i quan fantazme. Përmes medieve kërkojnë ndërhyrjen e shtetit ndryshe do t’i drejtohen protestave

Sindikata e Taksistëve ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave për tu lehtësuar koston e punës.

Duke theksuar se po rrezikojnë falimentin propozuan 5 pika përmes të cilave synojnë sigurimin e karburantit me çmim më të lirë, por edhe barazi në rregullat e punës.

Masa kërkuan edhe ndaj taksive që funksionojnë pa licencë.

Për mediat deklarojnë se nëse nuk do të ndërmerren hapat e kërkuara do të nisin edhe protestat.