Të shtëna me armë në Bronx, vritet me plumb në gjoks 18-vjeçari

0
51

Të shtëna me armë janë regjistruar në SHBA ndërsa ka mbetur i vrarë një 18-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bronx, në Nju Jork ku i riu u dërgua në spital por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

18-vjeçari u qëllua me plumb në gjoks. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Disa video tregojnë një makinë, pak para se në zonë të dëgjohen të paktën 10 të shtëna armësh.