Tërhoqi gomarin zvarrë, arrestohet zyrtari grek

0
56

Nënkryetari i kominës së Zicës në Janinë është arrestuar nga policia pas bërjes publike të disa videove ku ai shihet teksa dhunon një kafshë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda ku shihet se një gomar i plagosur tërhiqet zvarrë me një automjet për rreth një km.

Lidhur me këtë çështje 63-vjeçari i arrestuar ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në videon që qarkullon në internet shihet gomari i përgjakur . Një qytetar ka regjistruar pamjet ku shihet edhe nënkryetari 63-vjeçar i cili është bërë përgjegjës për ngjarjen brutale.

Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në Komisariatin e Zicës. Sipas njoftimit të policisë, ai do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Plimmeliodikit të Janinës.

Nga ana tjetër shumë qytetarë bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.