Transportonin kokainë nga Shqipëria në Greqi, kapet “koka e madhe” e grupit

0
103

Autoritetet greke kanë vënë në pranga organizatorin e grupit që u kap duke transportuar 138 kg kokainë në Arta të Greqisë, më 28 prill.

Lënda narkotike ishte importuar nga Shqipëria, ndërsa njëri prej 2 burrave që po e transportonin ishte me origjinë shqiptare.

Dy transportuesit e drogës u arrestuan nga policia greke në fund të muajit.

Ndërsa koka e grupit të trafikantëve u arrestua sot, shkruan protothema.gr.

Pas arrestimit nga policia e Sigurimit të Igumenicës, organizatori u dërgua në Prokurorinë Publike të Artës me akuzën e importimit, posedimit dhe transportit të lëndëve narkotike.

Ai do të qendrojë atje deri në momentin e dëshmisë.

Dy transportuesit, të cilët akuzohen edhe për vjedhje, u është caktuar masa e paraburgimit./abcnews.al./