Triumfon Partizani, “Të kuqtë” shpallën për herë të 17 kampionë të Shqipërisë

0
45

Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e vet. Partizani mundi me shifrat 2-0 ekipin e Teutës duke siguruar trofeun e radhës.

Goli i Rrapajt në minutën e 38 dhe ai i Carës në minutën e 97 mjaftuan për të kuqtë që të merrnin 3 pikët që zyrtarizuan titullin.

Titulli kampion këtë edicion u vendos në javën e fundit, me “Demat” e Colellës që e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin (67) me Tiranën.

Për shkak të ndeshjeve direkte, Partizani është kampion i Shqipërisë duke i marrë “fronin” pikërisht Tiranës.