U arrestuan për abuzim të fëmijës 10-vjeçar, Apeli merr vendim për Tashën e Tik-Tokut dhe djalin e saj

0
44

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për Natasha Rombula dhe djalin e saj, Armando Kumaraku, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim. Në këtë mënyrë, dyshja që shfrytëzonin përkatësisht nipin dhe djalin 10 vjeçar për të bërë video në Tik Tok, do të mbeten prapa hekurave. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut. Në videot e shpërndara në rrjetin sociale, gruaja dhe djali i saj dëgjohen duke mësuar fëmijën që të shajnë me fjalët më të ndyra.

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.