U përlesh me punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Kastrioti-Elbasani, shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari

0
48

Policia e Krujës ka shoqëruar në komisariat shtetasin me inicialet A.B., 30 vjeç, i cili gjatë ndeshjes Kastrioti-Elbasani, ka goditur me bidon plastik një punonjës policie.

Mësohet se punonjësi i policisë, duke u munduar të qetësojë situatën, është përballur dhe me tifozë të tjerë.

 

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.