Unë para SPAK? Meta i përgjigjet Ramës: Pa asnjë diskutim, madje ti çojë dhe pyetjet

0
74

E gjithë Shqipëria po pret Ilir Metën të shkojë para drejtësisë? A ka Meta përgjigje për Edi Ramën?

“Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që I rreh zemra për Shqipërinë. Ajo që shqiptarët presin është lidership që mban fjalën, llogaridhënia.

Më bën përshtypje pse ka frikë Rama nga drejtësia e vet që e ka kapur për fyti. I bën thirrje SPAK të hetojë Ilir Metën?! Pa asnjë diskutim! Madje ti çojë dhe pyetjet siç ua çoi disa anëtarëve kushtetueses.

E keni parë Ilir Metën ti shmanget drejtësisë?! Kurrë!”

Madje e paralajmëroi Ramën

“Për një gjë dua ta siguroj zotërinë. Pas 24 korrikut është e sigurtë që Ilir Meta dhe jo vetëm por me mijëra shqiptarë do të shkojnë para gjykatave me fakte e prova e jo deklarata politike për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë para syve të qytetarëve shqiptarë”

Kryeministri Meta ndodhet në konferencë për median.