Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, bie në pranga 34-vjeçari

0
72

Një 34-vjeçar banues në Librazhd i shpallur në kërkim, pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ra në pranga ditën e sotme nga Policia Kufitare Qafë Thanë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim E. SH., 34 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Komisariati i Policisë Librazhd.