Gjykata e Fierit ka lënë në burg 43-vjeçari Arsen Selimi, i denoncuar nga vajza e mitur e xhaxhait të tij për ngacmim seksual.
Seanca për masën e sigurisë është mbajtur të enjten, 4 mars.
Vetë i akuzuari nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurori Hysen Ajasllari, duke deklaruar se 13 vjeçaren e ka mbesë dhe e respekton si vajzën e tij.
Edhe avokati i tij Rudin Bircaj ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për klientin e tij.
Por gjyqtarja Erlanda Agaj pranoi kërkesën e organit të akuzës duke vendosur “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimaj.
Ora news