VAZHDON TALLJA, RAMA E ANULOI NË MËNGJES, ERE NË DARKË: FASHA 800 KILOVAT DO TË APLIKOHET

0
86

Duket se enti Rregullator i energjisë në vend nuk do ta heqë fashën e çmimit të energjisë për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga ky institucion i cili pohon se janë publikuar tashmë çmimet e reja pas mbledhjes së ERE për familjarët që shpenzojnë më shumë se sa 800 kilovat.

Aty thuhet se çmimi i energjisë elektrike do të rishikohet do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal. ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022. Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.” – njofton ERE.

Rama e lajmëroi sot përmes Facebook vendimin se nuk do të aplikohet ashtu sikurse ishte lajmëruar për datën 1 tetor 2022.

Ora