Vrasja e Pjerin Xhuvanit në fushatë, ripyeten dy zv/drejtorët Nushi dhe Palla, dhanë dëshmi kontradiktore

0
96

Një vit nga ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë, mes tyre dhe një punonjëse policie, prokuroria ka vendosur të ripyesë dëshmitarët

Deri në këtë fazë të hetimit janë rimarrë në pyetje dhjetë efektivë të policisë, mes tyre dhe e plagosura Xhensila Sota.

Gjatë kësaj jave pritet të pyeten në prokurori dhe ish-drejtorët e policisë së qarkut të Elbasanit Albert Nushi dhe Niko Palla.Sipas pamjeve filmike të sekuestruara, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur të makinës së bashkë “Range Rover” duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e vrasjes.

Krismat e armëve të Arbër Paplekajt kanë sjellë një çoroditje të punonjsve të policisë, ku disa largohen me vrap dhe disa të tjerë fshihen pas dyerve të makinës së zëvendësdrejtorëve.

Punonjësit e policisë, përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët ditën e ngjarjes kanë dhënë dëshmi kontradiktore, të paktën në raport me atë që kanë filmuar kamerat e sigurisë, ndaj dhe prokuroria e ka parë të arsyeshme të ripyesë policët.

Mes personave që do të rimerren në pyetje janë Eldjo Beko, Klement Xhaferri, i cili nga 13 maji 2022 ka fituar lirinë duke rrëzuar në gjykatë masën e arrestit me burg.

Nga pamjet filmike, Klement Xhaferri në vendngjarje duket i paarmatosur dhe pëpiqet të largohet me qëllim për tu shpëtuar plumbave.

Hetimet e deritanishme kanë provuar në mënyrë kategorike se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, është autori i vrasjes së pjerin Xhuvanit, plagosjes së dhëndrit të këtij të fundit Eltjon Bodinaku dhe punonjëses së policisë Xhensila Sota.

Nga gëzojat e gjetura në vendngjarje rezulton se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga pistoletë tip Glock 9mm, ndërsa nga pistoleta izraelite e cila ende nuk është gjetur  është qëlluar 13 herë.

Në vendngjarje ka tre lloj armësh me të cilat është qëlluar.

Me 21 prill të vitit 2021 mbetën të plagosur dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana.

Pas rimarrjes në pyetje të të gjithë personave, prokuroria e Elbasanit do të dërgojë në gjykatë dosjen ndaj Arbër Paplekajt, duke e akuzuar këtë të fundit për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një apo më shumë personave.

Ora news