Vrasja e 22-vjeçarit nga Elbasani në Angli, autori i dyshuar del para gjykatës

0
1741

Një i ri i cili akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika në Britaninë e Madhe ka dalë para gjykatës. Mediat britanike raportojnë se 24-vjeçari Luigi Antonacci është vënë në pranga të premten dhe ka dalë është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Sheffield nën akuzat për vrasje.

I riu shqiptar u qëllua me thikë për vdekje në rrugën “Earl Marshal”, Burngreave, Sheffield, më 13 maj të vitit të shkuar.

Xhika humbi jetën në spital. Ndërsa, është bërë po ashtu e ditur se një vajzë 21-vjeçare që u arrestua të premten për rastin në fjalë, është liruar dhe po hetohet në gjendje të lirë. /abcnews.al/