Vritet me armë zjarri shqiptari në Greqi! Autori i moshuar e qëlloi me pushkë për një vend parkimi

0
269

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari 40 vjeç, ende i paidentifikuar u qëllua me pushkë nga një person i moshuar. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku viktima punonte si roje parkingu në një biznes.

Sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, është kthyer sërish dhe e ka qëlluar për herë të dytë.

Menjëherë pas ngjarjes,  68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

 

Top Channel