Zhduket prej 10 ditësh gruaja në Tepelenë, burri ngre alarmin në polici

0
67

Një 34-vjeçare është larguar nga banesa e saj prej 10 ditësh dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat të Tepelenës.

Alarmin në polici e ka ngritur bashkëshorti i saj, ku ka denoncuar se gruaja është larguar nga banesa ndërsa ka braktisur edhe dy fëmijët e mitur.

Policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.