Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në postimet e tij në Twitter ka dërguar mesazhe për të falënderuar forcat aleate që siguruan dhjetëra zjarrfikës dhe pajisje për zjarret e pyjeve të ditëve të fundit në Greqi.
Ai falënderoi Shqipërinë duke iu referuar dhe etiketuar në postim kryeministrin Edi Rama: “ Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri .’
Kujtojmë se vendi ynë dërgoi drejt Greqisë rreth 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë kundrejt përballjes me situatën tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të ditëve të fundit.