
Ishte çështje orësh dhe tani bëhet zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United me drejtuesit të cilët pas një mbledhjeje emergjente vendosën largimin e tij.
Ishte e logjikshme që norvegjezi të largohej pasi e kishte humbur kontrollin e skuadrës ndërsa rezultatet e fundit ishin katastrofike.
Solskjaer mori drejtimin e United prej 19 dhjetorit të vitit 2018 ku pasoi Jose Mourinhon dhe me gjithë investimet e mëdha nuk arriti të fitonte trofe.Ne deklaratën zyrtare të klubit bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili e njeh më së miri klubin si futbollist dhe me shumë gjasa do ta drejtoje deri në fund të sezonit./Ora News/.
