Zyrtare/ Talenti i Ajax transferohet te Bayern, bavarez për 4 vite

0
103

Noussair Mazraoui është tashmë zyrtarisht pjesë e Bayern Munich. Talenti i Ajax është transferuar në Bundesligë, teksa do të mbajë veshur fanellën e kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa ka treguar se lojtrai është transferuar me parametra zero, ndërsa ka firmosur kontratë 4-vjeçare.

Noussair Mazraoui ka nënshkruar kështu një marrëveshje që do ta mbajë lidhur me klubin bavarez deri në vitin 2026. Kështu 24-vjeçari bëhet blerja e parë e Bayern Munich për merkaton e verës.

 

/f.a/abcnews.al