Berisha denoncon kryetarin e Bashkisë Librazhd: Vjedhje ditën për drekë nga kompania “Xhepi”, kryetar Gurres i duhen para

0
66

Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook një postim në të cilin shihet një foto e një tabele që përmban të dhënat e një investimi në qytetin e Librazhdit për zgjerimin e trotuarit në rrugën “Arbëria”.

Berisha shprehet që kjo është vjedhje ditën për drekë nga kompania “Xhepi”. Kryetar Gurrës i duhen para. Kjo vjen pasi një qytetar i ka raportuar situatën, në të cilën firma që zbaton punimet është anonim, pra lekët i merr Kastrioti me patronazhistët e Rilindjes.

Berisha në Facebook: Vjedhje ditën për drekë nga kompania “Xhepi. Kryetar Gurres i duhen para.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje doktor! Ketyre i ka plasur fare cipa. Krytari i Bashkise Katstriot Gurra vazhdon te vjedhi parat e qytetareve te Librazhdit ne menyren me te paskrupullt . Sic duket nga tabela qe bashkia reklamon investimin per zgjerimin e trotuarit (rruga e Arbrit) ne qytet, firma qe zbaton punimet eshte anonim pra leket i marre Kastrioti me patronazhistet e rilindjes . Anonim