Dhunonte dhe kërcënonte gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 45-vjeçari

0
246

Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij në  sy të fëmijëve të mitur.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K., 45 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.