“Do të ndihmoj të marrësh bono thesari”/ Kush është “mashtruesja profesioniste” që i mori 230 mijë euro shoqes së saj

0
49

Milena Deraj ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari.

“Viktima” e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.

Mësohet se ajo më parë ka punuar në Bankën e Shqipërisë, por ka një vit që është shkëputur dhe i mashtronte qytetarët se ishte ende e punësuar atje.

Njoftimi i plotë

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Last fraud”.  Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave. Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

 

Top Channel