E rëndë, të miturat vrasin me thikë 12 vjeçaren në Gjermani, trupin e hedhin në pyll

0
74

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një 12 vjeçare është vrarë me thikë nga dy vajza të tjera bashkëmoshatare.

Vajza u vra nga dy vajza 12 dhe 13 vjeç e konfirmuar nga policia në një konferencë për shtyp. Dy vajzat kanë pranuar krimin e kryer me plagë të shumta me thikë.

Luise ishte zhdukur të shtunën teksa po kthehej nga shtëpia e një shoku. Ajo u gjet e vdekur në një pyll të dielën.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa për shkak të moshës, dy vajzat nuk do të arrestohen

Dy vajzat e njihnin viktimën. Ato janë dyshuar si autore të mundshme të krimit pas kontradiktave të ndryshme në deklaratat që kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, të kryera nën mbikëqyrjen psikologjike dhe në prani të prindërve të tyre.

Dy vajzat e pranuan përfundimisht vrasjen dhe deklaratat e tyre u vërtetuan nga disa prova. Autoritetet shpjeguan se, duke pasur parasysh moshën e dy vajzave të reja, nuk mund të jepeshin detaje të mëtejshme për mënyrën e vrasjes. Kërkimet edhe për armën e vrasjes vazhdojnë.

E rëndë, të miturat vrasin me thikë 12 vjeçaren