Elbasan/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin mbrëme në Peqin

0
144

DVP Elbasan

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje. Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A. A., 35 vjeç, banues në Elbasan dhe P. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi F. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.