Detaje të reja kanë dalë në lidhje nga plagosja në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku mbetën të lënduar dy persona.
Elmas Kalia, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalia si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar. Te dy te plagosurit u derguan ne spitalin e Elbasanit ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.
E ëma e autorit, Mersine Kalija tha për mediet se i biri vuante nga problem të shëndetit mendor dhe se kishte rreth dy muaj që nuk merrte ilaçet./elbasani flash