EMRI/ I dënuar për prostitucion, arrestohet shkodrani i shumëkërkuar nga Italia

0
67

SHKODËR- Një 39-vjeçar nga Shkodra, është arrestuar më qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj të Italisë. Ai është Klodian Ndogaj, i cili rezulton i dënuar më 13 vjet burg për akuzën e prostitucionit. Tani pritet të nisen procedurat e ekstradimit të 39-vjeçarit, i cili do të duhet të vuajnë dënimin e shqiptuar nga drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu