“Të dua jeta ime!”, hapet FB i Martin Çeços që u gjet i vrarë në liqen. Zbardhen bisedat ditën e fundit të jetës: Tina Pajollari është bërë gruaja e…

0
79

Disa muaj pas vrasjes së tij, profilet e Facebook-ut të Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit mbrëmjen e 12 qershorit 2022, janë hapur dhe janë zbuluar bisedat që ai ka bërë me persona të ndryshëm. Emisioni Uniko me ndihmën edhe të familjes së Martinit, babait, vëllait dhe dy motrave të tij, ka mundur të rikuperojë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço.

Ishte një proces i gjatë për shkak se fillimisht nuk dihej se në pronësi të kujt ishte numri edhe për shkak se babai nuk e mbante mend. Më pas një proces i rikonfigurimit të sistemit të operimit të kompanisë telefonike vështirësoi akoma më shumë punën. Por në fund kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.

Falë rikthimit aktiv të këtij numri, stafi i emisionit Uniko ka arritur të hapë adresat e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij. I gjithë procesi është regjistruar dhe dokumentuar, ndërsa }do e dhënë nga këto adresa, me kërkesën e familjarëve të viktimës është ruajtur e plotë.

Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale. Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të. Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite. /tvklan.al