Juventusi pa drejtor sportiv, për bardhezinjtë bëhet “malore”

0
46

Dënimi i drejtorit sportiv të Juventusit, Federico Cherubini me 16 muaj pezullim nga aktivitetet zyrtare të futbillit italian, e komplikon edhe më shumë situatën te Juventusi.

Me 15 pikë më pak, sot në vendin e 11, skuadra ka nevojë për lojtarë që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës dhe fakti që momentalisht nuk ka një njeri që të njohë merkaton dhe dinamikat, e detyron Juventusin të mendojë për zgjidhje emergjente.

Problem nuk është vetëm merkatoja aktuale por edhe ajo e verës pasi në qarkullim nuk ka shumë emra të rëndësishëm që mund të marrin përsipër rindërtimin e klubit më të titulluar të Italisë.