Katar 2022/ Shiritat e kapitenëve me ngjyrat e ylberit, FIFA nën presion

0
42

FIFA është vënë nën presion nga qëndrimi i disa federata evropiane të futbollit që duan që kapitenët e tyre të mbajnë një shirit me një zemër me ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës në Katar, si pjesë e një fushate kundër diskriminimit.

Franca dhe Gjermania, dy fituesit e fundit të Kupës së Botës, janë mes tetë nga 13 skuadrat evropiane të futbollit të kualifikuara në “Katar 2022”, të cilat iu bashkuan fushatës “One Love”, e cila filloi në Holandë.

Përfaqësuesja holandeze do të përballet me Katarin pritës në Grupin A, më 29 nëntor. Rregullat e FIFA-s i ndalojnë skuadrat pjesëmarrëse për të vënë në krah të kapitenit shirita sipas modelit të tyre në Botëror. FIFA këmbëngul se duhet të përdorin pajisjet e ofruara vetëm nga organi zyrtar. Shiritat e kapitenit janë ndoshta mënyra e vetme që lojtarët të japin mesazhe në Kupën e Botës të organizuar në Katar, ku aktet homoseksuale janë të paligjshme dhe trajtimi i punëtorëve migrantë që ndërtuan stadiumet për turneun ka shkaktuar polemika prej një dekade.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu