Festat e fundvitit, por edhe prania e turistëve jashtë sezonit gjallëruan tregtinë me pakicë të mallrave në tremujorin e fundit të 2022-shit.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve tetor-dhjetor, volumi i shitjeve nga zinxhiri i bizneseve tregtare, pa përfshirë karburantet, u rrit me 3.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, rritja e këtij treguesi është ngadalësuar në raport me periudhat paraardhëse.
Shitjet kryesore janë realizuar në marketet ushqimore, ndjekur nga dyqanet për artikuj të tjerë dhe karburantet. Konsumi i lëndëve djegëse në muajt e verës, historikisht, rritet si pasojë e shtimit të lëvizjeve nga qytetarët.
Gati 1 trilion lekë apo mbi 8 miliardë euro mallra bleu Shqipëria nga jashtë vitin e shkuar duke shënuar kështu nivelin më të lartë në tre dekada.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vitin e shkuar importet e mallrave për shkak të rritjes së çmimeve, importet u rritën me 18.7 për qind në krahasim me vitin 2021.
Ndërkohë 2023-shi duket më pësimit në drejtim të konsumit. Çmimet e larta me inflacionin ende në nivelet më të larta historike, bashkë me emigracionin po paralajmërojnë për një krizë konsumi.