Tragjike në SHBA/ 16-vjeçari humbet kontrollin e makinës, përplas për vdekje 5 fëmijë, mes tyre edhe një 8-vjeçar

0
72

Katër adoleshentë dhe një fëmijë 8-vjeçar humbën jetën kur automjeti i tyre goditi një pemë në Scarsdale, Westchester County herët këtë të diel në Nju Jork.

Një djalë 9-vjeçar ishte i vetmi i mbijetuar. Policia e Qarkut Westchester thotë se mjeti i tipit Nissan doli nga rruga në Hutchinson River Parkway dhe urën Mamaroneck Road rreth orës 12:20 të mëngjesit.

Automjeti goditi një pemë dhe shpërtheu në flakë, thanë zyrtarët. Në timon dyshohet se ishte një 16-vjeçar. Pesë që u vranë ishin midis moshës 8 dhe 17 vjeç, thanë autoritetet.

9-vjeçari  i mbijetuar po udhëtonte në pjesën e pasme të mjetit dhe u arratis nga pjesa e bagazhit, sipas një deklarate të dhënë nga Departamenti i Policisë së Qarkut Westchester.

Djali u dërgua në spital me plagë jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët thonë se viktimat janë të gjitha nga Derby, Connecticut dhe mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur.