Muzika në zi/ Ndërron jetë këngëtari i grupit me famë botërore

0
136

Carlos Marin, këngëtari i kuartetit të famshëm “Il Divo”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga pasojat e koronavirusit.

Pas kontraktimit të virusit, këngëtari u shtrua në një spital në Mançester më 7 dhjetor.

Për shkak të problemeve me nivelet e oksigjenit, ai u lidh me një aparat respirator dhe u vendos në një koma të induktuar javën e kaluar.

Fatkeqësisht këngëtari humbi betejën për jetën.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga anëtarët e mbetur të grupit, David Miller, Sebastien Izambard dhe Urs Buhler.

“Me zemër të rëndë ju njoftojmë se miku dhe partneri ynë Carlos Marin ka ndërruar jetë. Ai do t’i mungojë miqtë, familjarët dhe fansat. Ky zë dhe shpirt nuk do të lindin më kurrë”, thanë ata.Se diçka serioze po ndodhte ishte e qartë pasi Il Divo anuloi pjesën tjetër të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Vdekja e tij pikëlloi edhe fansat.

 

© SYRI.net