23.4 C
Elbasan

I ftohti polar godet Shqipërinë, si do ndryshojë moti gjatë javës

I ftohti polar ka ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent gjatë javës. Meteorologia Lajda Porja u shpreh për abcnews.al se deri në fundjavë do të kemi një ndryshim të situatës së motit. Ajo parashikon që në në fund të kësaj jave të ketë edhe reshje shiu dhe dëbore në disa zona.

Masat e ftohta polare kanë vijuar të jenë prezente në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë ku vlerat minimale pritet të jenë -5,-6 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Parashikohet që kjo situatë e motit të vijojë të jetë deri në fundjavë ku pritet të kemi dhe ndryshim të situatës së motit dhe rritje të lehtë të temperaturave. Fundjava do sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore të cilat do jenë në sasi të pakta. Sa i përket erës do jetë problematike gjatë fillimit të javës duke bërë që era e ftohtë veriliondore të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë”, tha Porja.

Meteorologia ka bërë një parashikim të motit edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Republika e Kosovës të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta por për sa i përket reshjeve nuk pritet të ketë reshje, temperaturat pritet të zbresin  deri në -7 gradë dhe maksimale jo më shumë se 3 ose 4 gradë.

Maqedoni- Ndikohet nga masa të ftohta polare që do jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë prezente. Vranësirat do jenë herë pas here kalimtare të cilat nuk do mund të gjenerojnë reshje të paktën deri në fundjavë. Fundjava do sjellë reshje të pakta dëbore në Maqedoni, temperaturat mbeten të ulëta -5,-6 minimale, maksimale jo më shumë se 4 apo 5 gradë”, shtoi ajo. be.k/abcnews.al

Lajme të tjera

Bizhuteri të shtrenjta, armë zjarri, makina luksoze të blinduara dhe miliona euro/ Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit në disa qytete të vendit

Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe...

VIDEO/ PSD ELBASAN NDEZ MOTORËT PËR 2025

Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Z.Erion Murataj organizoi takimin e rradhës me strukturat e PSD në këtë qark.Gjatë takimit u diskutuan...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, rival i Ervis Martinajt

Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka. Duka u vu në pranga në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK një ditë më parë. Arrestimi i tij...

Zbrazet fshati Funar në Elbasan, largime masive të popullësisë jashtë vendit

Fshati Funar në Qarkun e Elbasanit vetëm 17 kilometra nga qendra e Elbasanit kohët e fundit është duke u përballur me largimin masiv të...

Goditet baza e falsifikimit/ Drogë dhe sende të paligjshme drejt Anglisë, arrestohet IT i gjykatës së Korçës

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të...

Si i shpëtuan operacionit të SPAK dhe RENEA-s “kokat” e krimit. “Sky” zbardh vrasjet e bujshme!

SPAK lëshoi një ditë më parë 50 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit...