Ndahet nga jeta ikona e telenovelave meksikane

0
131

Aktorja ikonike meksikane, Carmen Salinas ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e saj përmes një deklaratë në rrjetet sociale, duke thënë se Salinas vdiq të enjten.

Detajet në lidhje me shërbimet e saj funerale do të njoftohen më vonë, thuhet në deklaratë. Familja gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre mbështetëse.

Në nëntor, Salinas u shtrua në spital pasi pësoi një goditje në tru dhe ishte në kujdes intensiv në një spital në Meksikë.

Aktorja kishte mbi gjashtë dekada përvojë në televizion dhe filma meksikan. Në vitin 2015 ajo u zgjodh në një vend në Kongresin Meksikan që të përfaqësonte Partinë Revolucionare Institucionale.Sa i përket publikut shqiptar, ajo u bë e njohur përmes shumë serialeve si: “Maria e lagjes”, “Velloja e nuses”, “Intriga”, “Triumfi i dashurisë” e shumë të tjerë./abcnews.al