Një ditë pas zisë ku vrasësit heqin maskat!

0
105

Nga Erion Murataj

Nuk guxova dje të shkruaja asnjë rresht për 21 janarin .
10 vite në pushtet të atij për të cilin u flijuan ata fatkeq, meritonin drejteësi.
Pse nuk ka drejtësi?
Sepse laviret sado të punojnë në shtëpi të ndryshme i bashkon zanati.
Vazhdoni o njerëz besojini Ilirit, Edit, Saliut dhe Lulave.
Por!
Mos qani e bërtisni më.
Zanati i tyer dihet çfarë ha.
Kështu pra, kujt ti pëlqejë të vazhdojë, vetëm mos qani për ata që u bënë viktima laviresh. Sot familjet vijojnë dhimbjen. Shpirtrat e tyre janë ende pengje në kërkim të drejtesisë.
Kurse politika lavire vazhdon zanatin.
Kjo është ajo që kërkuat në Dhjetorin e ’90?
Nëse po, bëhuni bashkë me laviret e vrisni bashkë herës tjetër kështu të paktën do kursejmë shfaqjen e shpifur të lotëve të krokodilit.
Dje të vetmit që u besohen lotët ishin vetëm familjarët.
Laviret ishin ndarë në qarse e indiferente.