SIDA ia mori jetën, 30 vjet nga vdekja e këngëtarit legjendar

0
122

Kjo e mërkurë shënon 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit lëgjendar Freddie Mercury.

Kantautori i grupit britanik “Queen” u nda nga jeta në vitin 1991 nga pneumonia bronkiale, e shkaktuar nga SIDA. Vdekja e yllit të muzikës solli një valë tronditëse në industrinë e muzikës, por askush nuk u prek më shumë se grupi i tij. Kitaristi Brian May e kujtonte me dashuri mikun e tij, por pranoi se nuk ishte gjithmonë e lehtë për grupin.

“Ishte një kohë e vështirë, por disi na bashkoi si familje. Ne u përpoqëm t’ia bënim jetën sa më të lehtë të ishte e mundur dhe t’i mbanim larg kritikët. Kishte shumë njerëz që godisnin dritaret e tij. Ishte një kohë e tmerrshme për të”, tha Brian në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain”.

Ai vazhdoi duke thënë se Freddie kaloi një “kohë të bukur” në ato ditë të fundit me grupin në Montreux. Kjo ishte kryesisht për shkak të studios së regjistrimit ku ai po qëndronte.

“Ne mund të bënim muzikë, dhe kjo ishte jeta e Freddie. Shumë e çuditshme, por ishte një nga kohët më të gëzueshme që kemi pasur ndonjëherë. Freddie dukej se ishte në gjendje t’i linte të gjitha jashtë dhe thjesht të kënaqej duke bërë muzikën e tij.”

6 muaj pasi Fredi Mercury u nda nga jeta, grupi mbajti një koncert muzikor.

 “Kemi bërë koncertin homazh për Freddie, por edhe për të filluar ndërgjegjësimin se SIDA ishte një sëmundje që i prekte të gjithë”.

Vokalistit të grupit legjendar Queen, Freddie Mercury mbetet një prej njerëzve më me ndikim industirinë e muzikës. Kjo edhe për faktin se ai deklaroi orientimin e tij seksual. Freddie ka lënë një diskografi shumë të pasur muzikore me këngë si “Bohemian Rhapsody” që konsiderohet si himni i homosekualëve.