Shpresat pësojnë humbjen e radhës, i mund Çekia në “Elbasan Arena”

0
133

Një tjetër humbje për Shqipërinë e 21-vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi humbi ndeshjen e tretë radhazi në eliminatore teksa nuk arriti të merrte pike ndaj Çekisë në “Elbasan Arena”.

Edhe pse duhet thënë që kuqezinjtë e vegjël krijuan dhe u përpoqën, sfidën e vendosi një autogol i pafat nga Kalaj në 35’ pas një gabimi në mbrojtjen tonë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Shpresat ku krijuan disa raste si ajo me Ndreckën në 53’ kur topi kaloi ngjitur me shtyllën apo në 60’ me Ernest Muçin me një goditje të fortë.

Në një sfidë të tillë pati vend për të treguar vlerat edhe portieri Simoni që shmangu 2  gola të sigurtë të Çekisë me ndërhyrhjet e tij.

Deri në fund insistuan kuqezinjtë por pa forcën e duhur goditëse duke mbyllur sfidën me një gol të pësuar. Pas kësaj disfate Shqipëria U21 vijon të mbetet në vendin e katërt me 9 pikë ndërkohë që Kosova që sot barazoi pa gola me Sloveninë është 2 pikë më pak në vendin e pestë./Ora News/.