Një ambulancë u lajmërua nga stafi në bordin e fluturimit e cila mbërriti në aeroportin Heathrow me dy mjekë ndihmës, të cilët vetëm konfirmuan vdekjen e saj. Mjekët u shprehën se gruaja 51 vjeçare kishte humbur jetën si shkak i një arresti kardiak.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha: “Ne u thirrëm në orën 6:33 të mëngjesit pas raportimeve të një pasagjeri që pësoi arrest kardiak në një fluturim që do të mbërrinte në Terminalin 2 të Aeroportit Heathrow.”
Megjithatë, ai konfirmoi se gruaja tashmë kishte humbur jetën. Fatkeqësisht, gruaja u konstatua e vdekur në vendin e ngjarjes.
Vdekja e gruas ishte e papritur, është hetuar dhe nuk është e dyshimtë u tha nga oficerët që mbërritën në vendngjarje bashkë me stafin mjekësor. Familjarët e të ndjerës janë në dijeni dhe do të përgatitet një dosje për mjekët në bordin e fluturimit”, tha një përfaqësues i Policisë.